Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës e ka organizuar një forum ku do të diskutohet për sektorin e shëndetësisë në vend, me tema si dialogu, inovacioni dhe reformat.
Forumi me titull “Kosova Health Forum 2025”, një platformë kombëtare e dedikuar dialogut, inovacionit dhe reformave në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, po mbahen sot nën organizimin e Asociacionit të Spitaleve Private të Kosovës (ASPKS) dhe Chester Group, me mbështetjen e LuxDev dhe Bankës Botërore.
Ky forum pritet të mbledh vendimmarrës të nivelit të lartë, profesionistë shëndetësorë, përfaqësues të sektorit privat, akademisë dhe donatorëve ndërkombëtarë.
“Kosova Health Forum synon të shndërrohet në platformën udhëheqëse të dialogut dhe bashkëpunimit për zhvillimin e një sistemi shëndetësor modern, efikas dhe të qëndrueshëm. Përmes diskutimeve dhe partneriteteve të reja, Kosova synon të pozicionohet si qendër rajonale e inovacionit dhe reformave në fushën e shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Gjatë forumit do të zhvillohen katër panele kryesore, duke trajtuar:
Cilësinë dhe sigurinë në sistemin shëndetësor
Financimin e qëndrueshëm të shëndetësisë
Transformimin digjital të shëndetësisë në Kosovë
Burimet njerëzore dhe sfidat e largimit të profesionistëve (Brain Drain – Brain Gain). /Gazeta Shneta/




