Një studim klinik i fazës II, i prezantuar në San Antonio Breast Cancer Symposium 2025, ka treguar se rrezatimi para operacionit mund të forcojë ndjeshëm reagimin imunitar te gratë me kancer gjiri HR-pozitiv, HER2-negativ.
Në studim morën pjesë 51 paciente të ndara në tre grupe (pa rrezatim, me dozë të ulët dhe me dozë të lartë).
Vetëm doza e lartë e rrezatimit (24 Gy) rriti dukshëm infiltrimin e qelizave T brenda tumorit dhe tregoi trend pozitiv në pastrimin e nyjeve limfatike (24% → 33%).
Edhe përgjigjja e plotë patologjike u përmirësua me rritjen e dozës, por pa arritur domethënie statistikore.
Sipas Dr. Gaorav Gupta, rrezatimi modern mund të shërbejë si një mënyrë për të “aktivizuar” sistemin imunitar dhe për të rritur efektin e imunoterapisë te ky lloj i zakonshëm i kancerit të gjirit./Gazeta Shneta/


