Ekspertët mjekësorë po paralajmërojnë pacientët dhe profesionistët e bukurisë për rreziqe serioze që lidhen me injeksionet kozmetike të fytyrës (dermal fillers).
Studimet më të fundit me imazheri dhe skanime speciale kanë treguar se këto trajtime mund të shkaktojnë bllokime të enëve të gjakut, duke çuar në pasoja të rënda si vdekje e indeve, verbim ose madje goditje në tru, shkruan People, transmeton Gazeta Shneta.
Skanimet zbuluan se injeksionet e vendosura afër enëve të gjakut mund të bllokojnë qarkullimin, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme të lëkurës dhe komplikime serioze për organet e afërta, përfshirë sytë. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e ultrazërit gjatë procedurës për të identifikuar vendet e rrezikshme dhe për të zvogëluar mundësinë e komplikimeve.
Megjithëse komplikimet janë të rralla, specialistët nënvizojnë se çdo pacient duhet të informohet plotësisht për rreziqet dhe të zgjedhë klinikat e licencuara dhe mjekët me eksperiencë.


