Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po zhvillohen disa projekte infrastrukturore me qëllim përmirësimin e kushteve të shërbimit dhe të ambientit spitalor.
Sipas njoftimit zyrtar, Drejtori Ekzekutiv i spitalit, Dr. Fahri Hasani, së bashku me Drejtorin e Administratës, Edonis Haxhijaj, dhe Shefin e Shërbimit Teknik, Shefqet Kryeziu, vizituan punimet në ambientet e brendshme dhe të jashtme të spitalit.
Aktualisht, punimet përfshijnë renovimin e Repartit Internistik, Repartit të Pulmologjisë, ambulancave specialistike të TBC-së, ndërtimin e kanalit kullues, si dhe pastrimin dhe rregullimin e hapësirave gjelbruese përreth spitalit.
Menaxhmenti i spitalit ka theksuar se këto projekte kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të përshtatshme për pacientët dhe stafin shëndetësor./Gazeta Shneta/




