Gjatë periudhës janar–tetor 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 23 mijë e 209 lindje, sipas të dhënave zyrtare.
Prej këtij numri, 12 mijë e 39 foshnja janë meshkuj, ndërsa 11 mijë e 170 janë femra, shkruan Gazeta Shneta.
Vetëm gjatë muajit tetor 2025 janë evidentuar 2 269 lindje, të cilat kanë ndodhur si brenda territorit të Kosovës, ashtu edhe jashtë vendit.
Nga to, 1163 janë meshkuj dhe 1106 femra.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bën të ditur se në tetor është shënuar një rënie prej rreth 9.6 për qind e numrit të lindjeve, krahasuar me muajin shtator 2025/Gazeta Shneta/




