Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një ilaç i rrallë i prodhuar nga gjaku i shkencëtarëve po shpëton foshnjat nga botulizmi

Jetë 16/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ilaç shumë i rrallë, i prodhuar nga gjaku i vullnetarëve të vaksinuar kundër botulizmit, po shpëton jetën e foshnjave që janë shumë të vogla për ta luftuar vetë këtë sëmundje të rrezikshme. Ilaçi, i njohur si BabyBIG, është i vetmi antidot kundër botulizmit infantil – një sëmundje paralizuese dhe potencialisht vdekjeprurëse.

Rasti i Alessandro Barberës, i shtruar me urgjencë në një spital në SHBA në tetor, tregoi qartë rëndësinë e këtij trajtimi. Babai i tij, Tony Barbera, tha se kishte dëgjuar shumë pak për botulizmin dhe aspak për BabyBIG, ilaçin që me shumë gjasë i shpëtoi jetën djalit të tij. Që nga gushti, të paktën 39 foshnja në 18 shtete amerikane janë sëmurur nga një shpërthim botulizmi i lidhur me formulën e qumështit ‘ByHeart’, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

BabyBIG përdor antitrupa të marrë nga plazma e njerëzve të vaksinuar kundër botulizmit, për t’i ndihmuar foshnjat nën një vjeç, sistemi imunitar i të cilave nuk është ende i zhvilluar.

Ilaçi u licencua në vitin 2003 dhe ka shkurtuar ndjeshëm qëndrimet në spital, të cilat më parë mund të zgjatnin disa muaj.

Trajtimi u zhvillua nga shkencëtari i ndjerë Stephen Arnon dhe është përdorur për të trajtuar mbi 3,700 fëmijë në mbarë botën.

Poashtu, prodhohet në sasi të vogla çdo pesë vjet dhe kushton rreth 70 mijë dollarë për dozë. BabyBIG mbështetet te donatorë si Nancy Shine, një biokimiste në pension, e cila kontribuoi me plazmën e saj për vite me radhë.

Megjithëse botulizmi infantil është i rrallë, ky ilaç përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme shkencore dhe njerëzore, duke u dhënë shpresë familjeve dhe duke shpëtuar jetë foshnjash. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEvropa duhet të intensifikojë luftën kundër gripit të zogjve për shkak të rritjes së shpërthimeve
Artikulli i rradhës Praktikat e mira rreth gjumit mund të jenë çelësi për një shëndet të mirë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.