Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nënshkruhet marrëveshja 2.5 milionë euro mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Fushë Kosovës për ndërtimin e QKMF-së

Lajme 17/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarin e ri të Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Fushë Kosovës, për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKFM) së re që do të kushtojë 2.5 milionë euro. 

Me këtë rast, Kryeministri Kurti tha se ky është lajm i mirë jo vetëm për banorët e komunës, por gjithashtu edhe për mjekët specialistë, infermierët dhe stafin administrativ, që do të kenë kushtet e dinjitetshme të punës me rastin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore të kujdesit parësor.

“Gjatë mandatit tonë, ne e kemi pajisur kujdesin parësor me 40 autoambulanca dhe me 30 automjete gjithandej Kosovës për vizita shtëpiake, por në të njëjtën kohë edhe e kemi rritur buxhetin e barërave për kujdesin parësor, nga 11 milionë euro sa e kemi gjetur, në 24.5 milionë euro”, tha ai, duke shtuar se kjo është QKMF e gjashtë që po ndërtohet gjatë mandatit qeverisës, pas atyre në Drenas, Shtime, Istog dhe Ferizaj, që janë në proces të ndërtimit, dhe QKFM-së në Mamushë që është përuruar vitin e kaluar.

Ai shtoi se si Ministria e Shëndetësisë, kanë qenë të gatshëm që nga janari i këtij viti që ta bëjnë këtë marrëveshje, por ka hasur në mirëkuptim nga qeverisjes lokale.

“Tash e kemi bashkëpunimin e garantuar dhe, natyrisht që do të vazhdojmë ta realizojmë konkretisht e praktikisht atë që Kryetari i Komunës, Valon Prebreza dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia porsa e nënshkruan si zotim të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës dhe Komunës së Fushë Kosovës”, vijoi kryeministri.

Kryeministri Kurti falënderoi Ministrinë e Shëndetësisë për bashkëpunimin e ngushtë me kryetarin e ri të komunës deri te finalizimi dhe nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje.

Artikulli paraprakPaketimi i ushqimit dhe rreziku i fshehur për shëndetin e grave
Artikulli i rradhës OKB-ja: Stuhitë e fuqishme kanë përkeqësuar krizën humanitare në Gaza

Ju sugjerojmë

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.