Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OKB-ja: Stuhitë e fuqishme kanë përkeqësuar krizën humanitare në Gaza

Lajme 17/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

UNRWA informoi se stuhia ka intensifikuar rreziqet për familjet që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi moti i keq godet strehimoret e mbipopulluara dhe të pasigurta.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka paralajmëruar se stuhia Byron ka përkeqësuar më tej kushtet tashmë të këqija të jetesës për mijëra njerëz të zhvendosur në Rripin e Gazës, shumë prej të cilëve janë strehuar në tenda ose ndërtesa të dëmtuara.

UNRWA në rrjetet sociale tha se stuhia ka intensifikuar rreziqet për familjet që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi moti i keq godet strehimoret e mbipopulluara dhe të pasigurta.

“Stuhia Byron po përkeqëson kushtet tashmë të këqija të jetesës së mijëra njerëzve që jetojnë në tenda ose strehimore të dëmtuara”, tha agjencia e OKB-së.

UNRWA tha se teksa vazhdon përpjekjet për të mbështetur familjet e zhvendosura, autoritetet izraelite për muaj të tërë e kanë bllokuar agjencinë nga sjellja e drejtpërdrejtë e ndihmës humanitare në Gaza, duke kufizuar shkallën e ndihmës që mund të arrijë tek ata që kanë nevojë.

Agjencia tha se shumë njerëz kanë vdekur pasi ndërtesat e dëmtuara u shembën aty ku familjet strehoheshin, si dhe shumë fëmijë për shkak të ekspozimit ndaj të ftohtit.

“Kjo duhet të ndalet”, tha UNRWA, duke bërë thirrje për qasje të menjëhershëm dhe të papenguar për ndihmë humanitare.

“Ndihma duhet të lejohet në shkallë të gjerë, tani”, theksoi agjencia.

Që nga java e kaluar, mijëra tenda që strehonin të mbijetuarit e luftës së Izraelit janë shndërruar në pellgje uji, duke lagur shtretërit, veshmbathjet dhe furnizimet ushqimore dhe duke lënë qindra familje palestineze të ekspozuara ndaj të ftohtit.

Rripi i Gazës, tha zyra për media e qeverisë në enklavë, ka nevojë për rreth 300 mijë tenda dhe njësi banimi të parafabrikuara për të përmbushur nevojat më themelore të strehimit të palestinezëve pas shkatërrimit të infrastrukturës së enklavës në dy vjet sulmesh izraelite.

Lufta dyvjeçare e Izraelit në Gaza vrau më shumë se 70 mijë palestinezë dhe shkatërroi enklavën. Sulmi u ndal sipas një marrëveshjeje të brishtë armëpushimi që hyri në fuqi në tetor.

Kryeministri izraelit kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Këtë javë, dhoma e apelit e GjPN-së hodhi poshtë kërkesën ligjore të Izraelit që kërkonte të bllokonte një hetim mbi veprimet e tij në luftën gjenocidale në territorin palestinez. /TRTBalkanAlbania

Artikulli paraprakNënshkruhet marrëveshja 2.5 milionë euro mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Fushë Kosovës për ndërtimin e QKMF-së
Artikulli i rradhës Kirurgjia bariatrike më efektive se ilaçet GLP-1 në ngadalësimin e sëmundjes së veshkave

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.