Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar një sasi pajisjesh dhe mobilieri mjekësore nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas njoftimit, pajisjet përfshijnë shtretër elektrikë për pacientë, karroca emergjente dhe procedurale, tavolina ekzaminimi, pajisje për sallat operative, si dhe mobilieri dhe pajisje mbështetëse për repartet dhe shërbimet diagnostike.
Nga Spitali bëhet e ditur se pajisjet do të përdoren në repartet përkatëse dhe synojnë përmirësimin e kushteve të trajtimit dhe funksionimit të shërbimeve shëndetësore.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se furnizimi me pajisje është pjesë e investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën spitalore./Gazeta Shneta/




