Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau

Lajme 18/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja e një prej qendrave më të rëndësishme kirurgjikale në Zvicër, duke ngritur standardin e diasporës shqiptare në mjekësinë moderne.

Nga 1 dhjetori 2025, PD Dr. med. Dr. sc. nat. Përparim Limani merr drejtimin e Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau, një prej qendrave më të rëndësishme kirurgjikale në Zvicër. Emërimi i tij përveç që paraqet një hap profesional, është edhe një moment që shënon edhe një standard të ri të pranisë shqiptare në mjekësinë zvicerane.

Me dy doktorata një në mjekësi dhe një në shkencat natyrore, me një karrierë të formuar në Spitalin Universitar të Cyrihut, në laboratorin HPB nën drejtimin e Prof. Pierre-Alain Clavien dhe me një fellowship në MD Anderson Cancer Center në Houston, Dr. Limani vjen në këtë rol me një bagazh të jashtëzakonshëm kërkimi dhe eksperience klinike. Ai ka publikuar studime në Nature Communications, Annals of Surgery, Clinical Cancer Research, dhe ka trajtuar pacientë në programet më të avancuara onkologjike dhe robotike të Zvicrës.

Edhe në nivel personal, ky emërim bart peshë të veçantë, bashkëshortja e tij është mjeke gjinekologe, një ekuilibër i rrallë profesional që e mban të tokëzuar dhe i jep peshë njerëzore angazhimit të tij klinik.

Më poshtë, portreti merr formë përmes bisedës së realizuar.

albinfo.ch: Dr. Limani, emërimi juaj në krye të kirurgjisë së përgjithshme dhe viscerale në Aarau shihet si një arritje e rëndësishme në sistemin zviceran të shëndetësisë. Çfarë kuptimi ka kjo për ju?

Dr. Përparim Limani: “Ky rol është një përgjegjësi e madhe. Udhëheqja e një klinike nuk është një kulm personal, por një zotim i qartë për të ngritur të gjithë ekipin bashkë me mua.”

albinfo.ch: Karriera juaj ndërthur praktikën klinike me kërkimin shkencor. Si e shihni marrëdhënien mes të dyjave?

Dr. Përparim Limani: “Kërkimi shkencor nuk është luks. Është mënyra e vetme për të çuar përpara trajtimin e pacientëve. Çdo eksperiment është një premtim për dikë që do të trokasë në derën tonë nesër.”

albinfo.ch Si nisi rrugëtimi juaj shkencor në mjekësi dhe cilat ishin drejtimet kryesore të hulumtimit tuaj?

Dr.Përparim Limani: Rruga ime shkencore filloi në laboratorin HPB të Cyrihut, ku punova në modele të regjenerimit të mëlçisë, në terapi inovative kundër neoplazive gastrointestinale dhe në studime mbi mikroambientin tumoral. Aty e kuptova për herë të parë se kërkimi shkencor ndërtohet me hapa të vegjël, por thelbësorë. Siç e kam thënë shpesh: “Në laborator kuptova se çdo hap i vogël është fillimi i një ndryshimi të madh.”

albinfo.ch: Ju keni punuar në një nga qendrat më të rëndësishme të onkologjisë në botë – MD Anderson. Çfarë morët me vete nga ajo përvojë?

Dr. Përparim Limani: “Në MD Anderson, kuptova se kirurgjia moderne është simfoni e saktësisë. Çdo lëvizje është vendim. Dhe çdo vendim është jetë.”

albinfo.ch: Keni publikuar studime në revista me renome dhe keni fituar çmime shkencore. Si e përjetoni këtë pjesë të karrierës?

Dr. Përparim Limani: “Një publikim është vetëm maja e akullnajës. Pjesa e vërtetë është rruga deri te ai publikim, netët e gjata në laborator, diskutimet me ekipin, dilemat shkencore. Ato momente të heshtura janë pjesa më formuese.”

albinfo.ch: Edhe teknologjia robotike ka qenë pjesë e rëndësishme e punës suaj në Cyrih. Si po e ndryshon ajo realitetin kirurgjikal?

Dr. Përparim Limani: “Teknologjia robotike nuk e zëvendëson kirurgun. Ajo e zgjeron kufirin e asaj që mund të bëjmë me saktësi dhe butësi.”

albinfo.ch: Sa i rëndësishëm është ekuilibri personal në një profesion të tillë intensiv?

Dr. Përparim Limani: “Familja ime është qendra e qetësisë sime. Bashkëshortja ime është mjeke gjinekologe; ajo e kupton ritmin e profesionit, barrën dhe emocionin e tij. Kjo më jep forcën për të qenë i përqendruar edhe në vendimet më të vështira.”

Ai përshkruan familjen si hapësirë rikthimi dhe ekuilibrin një kundërpeshë e domosdoshme ndaj sfidave të përditshme klinike.

albinfo.ch Ju konsideroheni një figurë frymëzuese për komunitetin shqiptar në Zvicër. Si e shihni këtë dimension?

Dr. Përparim Limani: “Origjina nuk është një etiketë. Është përgjegjësi, është kujtesë, dhe është burim force. Në çdo hap, unë e ndiej këtë përgjegjësi.”

Emërimi i Dr. Përparim Limanit në krye të kirurgjisë në Aarau është një histori suksesi profesionistësh të diasporës shqiptare, por mbi të gjitha është rrëfim i një mjeku që ndërton ura mes shkencës, përkushtimit dhe humanitetit. Rruga e tij, që nis nga Kërçova dhe përfundon në sallat më të avancuara të kirurgjisë zvicerane, mbetet dëshmi se me qetësi, dije të thellë dhe integritet, kufijtë zhduken.

Në një sistem shëndetësor që kërkon profesionalizëm të padiskutueshëm dhe mendim të kthjellët, Dr. Limani sjell një model të qartë të mjekut modern: të qëndrueshëm, të përkushtuar dhe të lidhur me rrënjët nga të cilat nisi.

 

Artikulli paraprakDehidratimi në dimër: Një rrezik i nënvlerësuar për shëndetin
Artikulli i rradhës Prishtina në mesin e vendeve me ndotjen më të madhe të ajrit, ja ku renditet sonte

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.