Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka vendosur të mos rekomandojë më vaksinën e hepatitit B te të gjithë të porsalindurit në SHBA.
Sipas politikës së re, vetëm foshnjat e lindura nga nëna të infektuara do të vaksinohen menjëherë, ndërsa për të tjerët vendimi mbetet tek prindërit, me mundësinë e shtyrjes së dozës deri në moshën 2 muajshe.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të rrisë rrezikun e infeksioneve te foshnjat, duke shkelur dekada progres në parandalimin e hepatitit B, shkruan MedicalXpress përcjell Gazeta Shneta.
Ata vënë në dukje se mbështetja vetëm te testimi i nënës nuk mbron të gjithë foshnjat, pasi viruset mund të transmetohen edhe nga anëtarë të tjerë të familjes dhe mjedise të zakonshme.
Që nga viti 1991, vaksinimi universal ka ulur infeksionet pediatrike me mbi 99% dhe ka parandaluar miliona hospitalizime. Shumë mjekë dhe epidemiologë paralajmërojnë se politika e re mund të çojë në më shumë raste të parandalueshme dhe kancer të mëlçisë në të ardhmen.


