Parashikimi i motit për fundjavë (20–21 dhjetor 2025)
Të shtunën parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në orët e mëngjesit do të ketë mjegull, e cila në disa zona mund të mbetet e pranishme gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale nga 3 deri në 9°C. Era do të fryjë e lehtë nga juglindja.
Të dielën pritet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -1°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare.



