Shkencëtarët kanë identifikuar një mekanizëm të ri në tru, i cilësuar si një “switch biologjik”, që luan rol kyç në mënyrën se si truri reagon ndaj stresit, traumës dhe çrregullimeve mendore. Ky zbulim po konsiderohet një hap i madh drejt trajtimeve më efektive për sëmundjet psikiatrike.
Studimi tregon se ky mekanizëm ndikon drejtpërdrejt në komunikimin mes qelizave nervore dhe mund të aktivizohet ose çaktivizohet në varësi të kushteve biologjike. Kjo hap mundësi për zhvillimin e barnave që veprojnë më saktë dhe me më pak efekte anësore, shkruan ScienceDaily, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët shpjegojnë se çrregullime si depresioni, ankthi dhe PTSD mund të lidhen me mosfunksionimin e këtij “switch”-i, duke e bërë trajtimin aktual shpesh joefektiv për shumë pacientë.
Ky zbulim mund të çojë në një epokë të re të mjekësisë psikiatrike, ku trajtimi përshtatet sipas funksionimit të trurit të secilit individ. /Gazeta Shneta:


