Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se, me rastin e festave të fundvitit, zyrtarë të Policisë së Kosovës në Gjakovë kanë vizituar repartin e Pediatrisë.
Sipas njoftimit, gjatë vizitës fëmijëve të shtruar u janë shpërndarë dhurata simbolike.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të festave të fundvitit./Gazeta Shneta/



