Një studim i ri nga Washington University School of Medicine në St. Louis sugjeron se medikamentet stimuluese që përdoren për trajtimin e ADHD-së, si Ritalin dhe Adderall, nuk veprojnë drejtpërdrejt në qendrat e vëmendjes në tru, siç është besuar më herët.
Sipas hulumtimit, të publikuar në revistën Cell, këto barna ndikojnë kryesisht në zonat e trurit që lidhen me zgjimin dhe shpërblimin, duke i bërë individët më të zgjuar dhe më të motivuar për të kryer detyra.
Si pasojë, përmirësimi i përqendrimit vjen si efekt dytësor, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Studimi u bazua në analizën e të dhënave të rezonancës magnetike funksionale (fMRI) nga mijëra fëmijë dhe tregoi se aktiviteti i rritur nuk u vu re në zonat klasike të kontrollit të vëmendjes.
Studiuesit theksojnë gjithashtu se medikamentet stimuluese mund të maskojnë efektet e mungesës së gjumit, çka rrit nevojën që gjumi të merret seriozisht gjatë vlerësimit dhe trajtimit të fëmijëve me ADHD./Gazeta Shneta/


