Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A mund të ndihmojë Ashwagandha në uljen e ankthit: Ja çfarë thotë shkenca

Jetë 29/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ashwagandha është një bimë mjekësore e përdorur prej shekujsh në mjekësinë Ayurvedike indiane për menaxhimin e stresit. Studimet shkencore sugjerojnë se mund të ndihmojë në uljen e stresit, përmirësimin e gjumit dhe rritjen e përqendrimit, megjithëse nevojiten ende kërkime të mëtejshme për të konfirmuar plotësisht këto përfitime.

Sipas burimit Very Well Health, ashwagandha konsiderohet një adaptogjen, që do të thotë se ndihmon trupin të përshtatet më mirë ndaj stresit. Mes tjerash, vepron në disa sisteme të trupit, përfshirë sistemin nervor dhe hormonal, duke ndikuar pozitivisht në reagimin e trurit ndaj stresit.

Një nga mekanizmat kryesorë është ulja e kortizolit, hormonit të stresit. Nivelet e larta të kortizolit për periudha të gjata lidhen me ankthin, tensionin, shtimin në peshë dhe probleme të tjera shëndetësore. Studime klinike kanë treguar se përdorimi i ashwagandhës për disa javë mund të ulë ndjeshëm kortizolin dhe ndjenjën e stresit.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm është përmirësimi i gjumit. Ankthi shpesh shoqërohet me pagjumësi, ndërsa ashwagandha mund të ndihmojë në relaksimin e sistemit nervor dhe në rregullimin e ciklit gjumë–zgjim, duke ndihmuar njerëzit të flenë më shpejt dhe më gjatë.

Gjithashtu, kërkimet tregojnë se ashëagandha mund të përmirësojë përqendrimin dhe kujtesën, duke e bërë më të lehtë fokusimin në detyrat e përditshme. Dozat e përdorura zakonisht për ankth dhe stres variojnë nga 300 deri në 600 mg në ditë.

Megjithëse ashwagandha konsiderohet përgjithësisht e sigurt për përdorim afatshkurtër, mund të ketë efekte anësore. Prandaj, rekomandohet konsultimi me një profesionist shëndetësor, veçanërisht për gratë shtatzëna, personat me sëmundje ekzistuese ose ata që marrin medikamente të tjera. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPediatrja: Bullizmi dëmton të gjithë fëmijët, jo vetëm viktimat
Artikulli i rradhës Vitamina C apo vitamina D: Cila është më e mirë për forcimin e imunitetit?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.