Edhe pse numri i mjekëve të diplomuar në Evropë është rritur ndjeshëm, shumë vende vazhdojnë të përballen me mungesa në sistemin shëndetësor.
Sipas Eurostat, në vitin 2023 në BE diplomuan mbi 66 mijë mjekë, por kjo nuk është përkthyer në qasje më të mirë për pacientët.
Problemi kryesor mbetet mungesa e mjekëve të përgjithshëm, pasi shumica e të rinjve zgjedhin specializime me kushte më të favorshme pune, shkruan Eurostat transmeton Gazeta Shneta.
Aktualisht, vetëm rreth një në pesë mjekë në BE është mjek familjar.
Një tjetër sfidë është migrimi i mjekëve, sidomos nga vendet e Evropës Lindore, si dhe kapaciteti i kufizuar për trajnim pasuniversitar.
OBSH paralajmëron se Evropa mund të përballet me mungesë prej 950 mijë punonjësish shëndetësorë deri në vitin 2030.
Situata ndërlikohet edhe nga plakja e stafit shëndetësor, pasi gati një e treta e mjekëve janë mbi 55 vjeç. Ekspertët theksojnë se zgjidhja kërkon përmirësim të kushteve të punës dhe politika më të qëndrueshme për mbajtjen e mjekëve në sistem.


