Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Presidentja Osmani viziton repartin e hemato-onkologjisë pediatrike: Shpresa nuk shuhet kurrë

Lajme 31/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, duke sjellë mesazhe shprese dhe mbështetjeje për fëmijët që po përballen me sëmundje të rënda.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka theksuar se vizita është realizuar në ditët e fundit të këtij viti, në një ambient ku, siç u shpreh ajo, “koha ecën më ngadalë, por shpresa rreh më fort”. Ajo vlerësoi guximin e fëmijëve dhe forcën që ata tregojnë çdo ditë në betejën e tyre për shëndetin.

Presidentja Osmani theksoi se në prag të Vitit të Ri, këta fëmijë janë një kujtesë e fuqishme se shpresa nuk duhet të shuhet asnjëherë dhe se dashuria mbetet forca më e madhe shëruese.

Gjithashtu, ajo shprehu falënderim të veçantë për stafin mjekësor dhe infermieror të Klinikës së Pediatrisë, duke vlerësuar punën e tyre të jashtëzakonshme dhe përkushtimin ndaj pacientëve më të vegjël.

Artikulli paraprakMjeku i Javës: Dr. Rina Tafarshiku – Këshilla për personat me diabet gjatë festave të fundvitit
Artikulli i rradhës 2025 – Vit i krizave e bllokadës: Të rinjtë të pakënaqur, 72 % e tyre mendojnë largimin nga Kosova

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.