Fëmijët që ushqehen shëndetshëm në vitet e para kanë probabilitet më të lartë për të shmangur sëmundjet kronike si diabeti dhe hipertensioni më vonë në jetë. Ushqimet e pasura me vitamina, minerale dhe fibra ndihmojnë në zhvillimin optimal të trurit, kockave dhe sistemit imunitar.
Përveç kësaj, zakonet e ushqyerjes së shëndetshme që mësohen herët ruajnë peshën trupore dhe shëndetin metabolik.
Femijët që konsumojnë më shumë fruta, perime dhe drithëra të plota kanë ulje të dukshme të rrezikut për diabet dhe obezitet në moshë të rritur, shkruan Journal of Pediatrics, transmeton Gazeta Shneta.
Ky studim nënvizon se edukimi ushqimor në familje ka ndikim afatgjatë në shëndetin e brezave të ardhshëm.
Ushqyerja e hershme gjithashtu ndihmon në zhvillimin e preferencave për ushqime të shëndetshme gjatë moshës madhore. Kur fëmijët mësojnë të shijojnë ushqimet natyrale dhe të pasura me lëndë ushqyese, ata kanë më shumë gjasa të ruajnë zakonet e mira të dietës gjatë jetës.
Ekspertët sugjerojnë kombinimin e dietës së shëndetshme me aktivitet fizik të rregullt, gjumë të mjaftueshëm dhe përkujdesje mjekësore. Kjo qasje gjithëpërfshirëse ndihmon në krijimin e themelit të shëndetit për fëmijët dhe parandalon sëmundjet kronike më vonë.


