Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

NASA shkurton misionin në Stacionin Hapësinor pas një problemi shëndetësor të astronautit

Lajme 13/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

NASA ka marrë një vendim të rrallë duke shkurtuar një mision në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), pasi një nga astronautët e ekuipazhit pësoi një problem shëndetësor. Agjencia hapësinore njoftoi se ekuipazhi i përbërë nga katër astronautë nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Rusia do të kthehet në Tokë disa ditë më herët se sa ishte planifikuar.

Për shkak të çështjes mjekësore, NASA anuloi edhe ecjen e parë hapësinore të planifikuar për këtë vit. Agjencia nuk bëri të ditur identitetin e astronautit dhe as natyrën e problemit shëndetësor, duke përmendur privatësinë e pacientit. Sipas zyrtarëve, astronauti ndodhet në gjendje të qëndrueshme, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Shefi mjekesor në NASA, Dr. James Polk, theksoi se nuk bëhej fjalë për një emergjencë në bord, por se agjencia po vepronte “me kujdes maksimal” për sigurinë e anëtarit të ekuipazhit.

Ai shtoi se kjo është hera e parë që NASA kryen një evakuim mjekësor nga stacioni hapësinor, edhe pse astronautët janë trajtuar më parë në orbitë për probleme të vogla shëndetësore.

Ekuipazhi mbërriti në ISS në muajin gusht për një mision prej të paktën gjashtë muajsh dhe përfshin astronautët e NASA-s Zena Cardman dhe Mike Fincke, astronautin japonez Kimiya Yui dhe kozmonautin rus Oleg Platonov.

Dy astronautët amerikanë ishin planifikuar të kryenin një ecje hapësinore për përgatitjen e instalimit të paneleve të reja diellore.

Ndërkohë, tre astronautë të tjerë vazhdojnë punën në stacion. NASA ka planifikuar që ISS të dalë nga orbita në fund të vitit 2030 ose fillim të 2031, me një rihyrje të kontrolluar mbi oqean. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA ekziston një mënyrë “më e sigurt” për përdorimin e kanabisit? Ekspertët propozojnë kufij të rinj
Artikulli i rradhës Moti sot kryesisht i vranët, temperatura nga -5°C deri në 5°C

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.