Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

10 minuta ushtrime intensive mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit kolorektal

Jetë 14/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ushtrimet fizike njihen gjerësisht për përfitimet e tyre në shëndetin e zemrës, por studime të reja tregojnë se ato mund të kenë ndikim edhe në parandalimin dhe ngadalësimin e kancerit. Një studim i fundit nga Universiteti i Newcastle ka zbuluar se vetëm 10–12 minuta ushtrime intensive mund të ndihmojnë në ngadalësimin e rritjes së qelizave të kancerit kolorektal.

Studiuesit analizuan ndikimin e aktivitetit fizik në nivel molekular, duke u bazuar në prova të mëparshme që sugjeronin se ushtrimet ofrojnë mbrojtje kundër kancerit. Një nga gjetjet kryesore ishte se një seancë e vetme ushtrimesh intensive ndihmon trupin të riparojë më shpejt dëmtimet e ADN-së, një faktor kyç në zhvillimin e kancerit, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Në studim u përfshinë 30 të rritur të moshës 50–78 vjeç, të cilët ishin mbipeshë ose obezë, por ndryshe të shëndetshëm. Këta pjesëmarrës u zgjodhën sepse, sipas autorëve, njerëzit me obezitet dhe ata me kancer shfaqin reagime molekulare të ngjashme ndaj ushtrimeve.

Mostrat e gjakut u morën para dhe pas ushtrimit, dhe serumi i tyre u testua mbi qeliza kancerogjene në laborator.

Rezultatet treguan se serumi i gjakut pas ushtrimit shkaktoi ndryshime në aktivitetin e mbi 1,300 gjeneve të lidhura me rritjen dhe riparimin qelizor.

Ushtrimi përbëhej nga një seancë e shkurtër biçiklete me intensitet të lartë, ku rezistenca rritej gradualisht deri në përpjekje maksimale.

Megjithëse studimi nuk dëshmon se ushtrimet e kurojnë kancerin, por shpjegon mekanizmat përmes të cilëve aktiviteti fizik mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër kancerit kolorektal.

Gjetjet u publikuan në “International Journal of Cancer”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇrregullimet e orës biologjike mund të rrisin rrezikun e demencës
Artikulli i rradhës Ilaçi eksperimental rikthen simptomat e Alzheimerit te minjtë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.