Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka realizuar 3,279 operime gjatë vitit të kaluar, që paraqet një rritje prej 9 për qind krahasuar me vitin 2024.
Sipas të dhënave, gjatë vitit janë kryer mesatarisht rreth 13 operime në çdo ditë pune, transmeton Gazeta Shneta.
Aktiviteti më i madh është shënuar në repartet e Kirurgjisë, Obstetrikës dhe Urologjisë.
Reparti i Kirurgjisë kryeson me 1,453 operime, pasuar nga Obstetrika me 633 operime dhe Urologjia me 433 operime.
Të dhënat pasqyrojnë numrin e ndërhyrjeve kirurgjikale të realizuara gjatë një viti në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë./Gazeta Shneta/




