Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës: Dr. Edmond Morina – Gripi sezonal, masat mbrojtëse dhe gabimet që duhen shmangur

Mjeku i javës 16/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me rritjen e rasteve të gripit sezonal, primare është informimi për parandalimin e komplikimeve dhe përhapjes së infeksionit. Në kuadër të rubrikës “Mjeku i Javës”, Gazeta Shneta ka zhvilluar një intervistë me Dr. Edmond Morina, specialist i mjekësisë familjare, i cili flet për dallimin mes gripit dhe ftohjes, simptomat më të shpeshta, grupet më të rrezikuara, si dhe masat praktike për mbrojtje në përditshmëri.

Intervista e plotë:

Dr. Morina: Gripi sezonal është një infeksion viral i rrugëve të frymëmarrjes. Përhapet kryesisht përmes kollës, teshtimës dhe kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara.Gripi zakonisht fillon papritur dhe shkakton ethe, dhimbje muskujsh dhe lodhje të fortë, ndërsa ftohja ka fillim gradual dhe simptomat janë më të lehta, si rrjedhje hundësh ose teshtima.

Cilat janë simptomat më të shpeshta të gripit sezonal?

Dr. Morina: Ethe të larta, kolla e thatë, lodhje dhe dobësi, dhimbje muskujsh dhe koke, ndonjëherë të vjella ose diarre tek fëmijët.

Si mund të mbrohemi nga gripi sezonal në përditshmëri?

Dr. Morina: Vaksinimi vjetor, larja e duarve, dezinfektimi i sipërfaqeve, përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura, ajrosja e rregullt, pushimi i mjaftueshëm dhe ushqimi i shëndetshëm.

Cilat kategori janë më të rrezikuara nga komplikimet e gripit sezonal?

Dr. Morina: Të moshuarit mbi 65 vjeç, fëmijët nën 5 vjeç, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike si zemra, mushkëritë ose diabeti, dhe personat me imunitet të dobësuar.

Cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjnë qytetarët gjatë gripit sezonal? (Rastet në bazë përvojës tuaj)?

Dr. Morina: Shkuarja në punë ose shkollë duke qenë të sëmurë, përdorimi i antibiotikëve pa udhëzim mjeku, mosvaksinimi, dhe mosmonitorimi i simptomave të rënda (nga përvoja e punës).

Si ka ndryshuar trajtimi i gripit sezonal pas pandemisë COVID-19, në aspektin e diagnostikimit dhe menaxhimit të pacientëve?

Dr. Morina: Tani përdoren më shpesh testet antigjenike dhe PCR për diagnostikim të saktë, pacientët me simptoma monitorohen më ngushtë, dhe ka fokus më të madh tek izolimi dhe përdorimi i antiviraleve tek rastet e rrezikuara.

Cilat janë faktorët që e bëjnë një pacient më të rrezikuar nga komplikimet e gripit, dhe si i identifikoni në praktikën e përditshme?

Dr. Morina: Mosha e madhe, sëmundjet kronike, imuniteti i dobësuar, shtatzënia dhe obeziteti i rëndë. Identifikohen nga anamneza, ekzaminimi dhe monitorimi i parametrave vitalë.

Sa efektive është vaksina kundër gripit sezonal tek të rriturit dhe fëmijët, dhe pse ndonjëherë nuk parandalon infeksionin 100%?

Dr.Morina: Efektiviteti varion 40–60% tek të rriturit dhe zakonisht më i lartë tek fëmijët. Nuk parandalon gjithmonë infeksionin për shkak të mutacioneve të virusit dhe reagimit individual të imunitetit.

Si duhet të menaxhohen antibiotikët tek pacientët me grip sezonal, për të shmangur komplikimet e mundshme?

Dr. Morina: Antibiotikët nuk përdoren për gripin viral. Vetëm nëse shfaqen komplikime bakteriale të diagnostikuara nga mjeku.

Çfarë këshillash do t’u jepnit familjeve për të parandaluar përhapjen e gripit në shtëpi?

Dr. Morina: Izoloni personin e sëmurë, mbani higjienë të rregullt, mos ndani gota ose enë, ajrosni ambientet, monitoroni simptomat dhe kërkoni ndihmë mjekësore në rast se ethet ose vështirësia në frymëmarrje përkeqësohen./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak“Candida auris” identifikohet për herë të parë në Portugali
Artikulli i rradhës Spitali i Përgjithshëm në Pejë realizoi mbi 3200 operime gjatë vitit 2025

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

Ndryshimet mes listës preliminare dhe përfundimtare tronditin disa kandidatë për Mjekësi të Përgjithshme

17/07/2026 Lajme

IKSHPK me apel për qytetarët: Mbroni veten nga temperaturat e larta, shmangni daljet nga ora 11:00 deri në 17:00

17/07/2026 Lajme

Prishtinë: Mbi 1,400 pacientë përfituan nga Mjekimi Shtëpiak në gjashtë muaj, rritet kërkesa për kujdes paliativ

16/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.