Gjatë vitit 2025, Reparti i Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka kryer një numër të konsiderueshëm ekzaminimesh diagnostike për pacientët.
Në total janë realizuar 37,965 ehokardiografi (EKO), 27,023 rëntgen (RTG), 1,509 rezonanca magnetike (MRI) dhe 5,178 tomografi të kompjuterizuara (CT), që përbën mesatarisht mbi 190 ekzaminime çdo ditë.
Shërbimet vazhdojnë të jenë të disponueshme edhe gjatë vitit 2026, sipas procedurave dhe terminëve të përcaktuara për pacientët./Gazeta Shneta/



