Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh mirëpret auditimin e ZKA-së, garanton furnizim të qëndrueshëm me barna

Lajme 27/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë të ditur se ka mirëpritur auditimin e performancës nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), duke e cilësuar atë si pjesë të mekanizmave standardë të transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm institucional.

Sipas njoftimit të Ministrisë, furnizimi në sektorin e Kujdesit Parësor Shëndetësor është në nivele të larta.

“Njoftojmë se Kujdesi Parësor Shëndetësor furnizohet me 88% të produkteve medicinale të planifikuara”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Ministria thekson se “Furnizimi me materiale shpenzuese është 92.3%”, ndërsa për barnat esenciale garanton furnizim të plotë dhe pa ndërprerje.

“Furnizimi me insulina, barna antituberkulare, antiretrovirale dhe vaksina është 100% i garantuar, pa ndërprerje”, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Institucioni shpreh gatishmëri të plotë për bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit, duke theksuar rëndësinë e një procesi të bazuar në fakte.

“Ministria e Shëndetësisë mbetet plotësisht e hapur për bashkëpunim me ZKA-në dhe e përkushtuar që çdo vlerësim të bazohet në të dhëna të sakta, të verifikueshme dhe kontekst të plotë, në interes të informimit korrekt të publikut”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakStudim: Aktiviteti fizik ul stresin në moshën e mesme
Artikulli i rradhës IKShPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet uji për pije

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.