Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ginsengu, suplementi që mbështet rikuperimin dhe performancën fizike

Jetë 03/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ginsengu është një nga suplementet ushqimore më të njohura në botë, i njohur për vetitë antioksiduese, anti-inflamatore dhe potencialin kundër kancerit. Një studim i fundit nga “Universiteti Oberta de Catalunya (UOC)”, i publikuar në revistën “Nutrients”, tregon se ky suplement mund të ofrojë përfitime të konsiderueshme edhe për ata që ushtrojnë rregullisht.

Sipas burimit Medical Xpress, studiuesit analizuan mbi 700 artikuj shkencorë dhe zbuluan se marrja e ginsengut ndihmon në uljen e lodhjes dhe përmirëson rigjenerimin e muskujve pas aktivitetit fizik.

“Ginsengu mund të luajë një rol të rëndësishëm si suplement rikuperues pas stërvitjes,” tha Borja Muñoz, bashkautor i studimit dhe trajner fitnesi.

Përbërësit aktivë të ginsengut veprojnë si stimulues të sistemit nervor qendror, duke rregulluar kortizolin, hormonin e stresit, dhe duke mbështetur funksionet metabolike dhe imunitare të trupit.

Mes tjerash, gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e dëmtimit inflamator të muskujve, duke ndikuar në tregues biologjikë si kreatinë kinaza (CK) dhe interleukina-6 (IL-6), dhe ul nivelin e laktatit në gjak, që shkakton lodhje gjatë stërvitjes intensive.

Konsumi i rregullt i ginsengut, në mungesë kundërindikacionesh mjekësore, mund të përmirësojë performancën fizike, të lehtësojë rikuperimin pas stërvitjes dhe të ulë rrezikun e lëndimeve të muskujve dhe ligamenteve.

Për këtë arsye, konsiderohet veçanërisht i dobishëm për sportistët dhe për të gjithë ata që ushtrohen rregullisht, duke e bërë një suplement të vlefshëm për shëndetin dhe energjinë trupore. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakStudim: Rehabilitimi pas strokut duke u fokusuar në krahun më funksional jep rezultate më të mira
Artikulli i rradhës Si ndikon stresi në zakone të ushqyerjes dhe rrezikun për obezitet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.