Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 3600 raste me kancer në Kosovë gjatë vitit 2024, MSh bën thirrje për parandalim dhe zbulim të hershëm

Lajme 04/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë vitit 2024, në Kosovë janë regjistruar 3,644 raste të reja me kancer, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara ka arritur në 4.620, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Kancerit.

Sipas të dhënave zyrtare, 1,866 raste të reja janë regjistruar te vajzat/gratë dhe 1,758 te djemtë/burrat, ndërsa nga numri i përgjithshëm i rasteve, 2,546 janë gra dhe 2,074 burra.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve për parandalim, skrining dhe zbulim të hershëm, duke theksuar se kanceri mbetet një nga sëmundjet me barrë të lartë shëndetësore.

Kanceri shfaqet si pasojë e rritjes së pakontrolluar të qelizave, duke dëmtuar indet dhe organet e trupit, ndërsa format më të shpeshta përfshijnë kancerin e gjirit, mushkërive, zorrës së trashë dhe prostatës.

Sipas MSh-së, faktorët kryesorë të rrezikut lidhen me stilin e jetesës, përdorimin e duhanit, konsumimin e alkoolit, ushqyerjen jo të shëndetshme, mungesën e aktivitetit fizik, infeksionet dhe ndotjen e mjedisit.

“Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm vlerësohen si masa kyçe për uljen e incidencës dhe vdekshmërisë nga kanceri, ndërsa kujdesi paliativ mbetet i domosdoshëm për pacientët në fazat e avancuara të sëmundjes” thuhet në njoftimin e MSH -së.

Në njoftim përmenden edhe të dhënat globale, sipas të cilave kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në botë, duke shkaktuar rreth 10 milionë vdekje në vitin 2020, ose afërsisht një në gjashtë vdekje. Rreth një e treta e këtyre vdekjeve lidhen me faktorë të parandalueshëm si duhani, mbipesha, alkooli dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Ministria thekson se ndotja e ajrit përbën rrezik të shtuar për kancerin e mushkërive, ndërsa infeksionet si HPV dhe hepatitet janë përgjegjëse për rreth 30 për qind të rasteve të kancerit në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Në kuadër të masave parandaluese, Ministria e Shëndetësisë ka zgjeruar kalendarin e rregullt të vaksinimit me tri vaksina të reja, përfshirë edhe vaksinën kundër HPV-së. Po ashtu, janë hartuar dhe aprovuar udhërrëfyesit klinikë për trajtimin e kancerit dhe planet e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit, qafës së mitrës dhe atij kolorektal.

Sipas njoftimit, Kosova ka shënuar përparim edhe në trajtim, duke mbuluar 90 për qind të terapisë onkologjike, si dhe duke decentralizuar shërbimin tabletar onkologjik në Prizren.

“Klinika e Onkologjisë aktualisht ka në dispozicion tre akseleratorë, duke u shndërruar në një klinikë moderne për trajtimin e pacientëve me kancer”./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVirusi “Nipah” alarmon botën, Dr. Naser Ramadani tregon a rrezikohet Kosova
Artikulli i rradhës Ushqimet ultra të përpunuara mund të shkurtojnë jetën e të mbijetuarve nga kanceri

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.