Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fruthi mbetet sfidë në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për hezitimin ndaj vaksinimit

Jetë 11/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fruthi vazhdon të mbetet një problem serioz shëndetësor në Evropë, pavarësisht rënies së rasteve gjatë vitit 2025 krahasuar me vitin paraprak. Agjencitë shëndetësore paralajmërojnë se hezitimi ndaj vaksinimit po ushqen përhapjen e sëmundjes dhe rreziku i shpërthimeve mbetet i lartë.

Sipas të dhënave, gjatë vitit 2024 në Evropë u raportuan 127,350 raste me fruth – numri më i lartë që nga viti 1997. Edhe pse rastet ranë në vitin 2025, infeksionet mbeten dyfish më të larta krahasuar me vitin 2023, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Zyrtarët shëndetësorë theksojnë se Evropa ka një vaksinë shumë efektive dhe të sigurt kundër fruthit, por mbulimi me vaksinim mbetet i pamjaftueshëm në disa vende.

8 në 10 të prekur nuk ishin të vaksinuar, raporton Euronewa Health transmeton Gazeta Shneta.

Sipas ECDC-së, tetë në dhjetë persona që u infektuan me fruth gjatë vitit 2025 nuk kishin marrë vaksinën. Për të parandaluar shpërthimet, të paktën 95 për qind e popullsisë së kualifikuar duhet të marrë dy doza të vaksinës MMR (fruth, shytat dhe rubeola).

Ekspertët theksojnë se vaksinimi nuk është vetëm mbrojtje individuale, por edhe akt solidariteti, pasi mbron personat që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore dhe fëmijët shumë të vegjël.

Fruthi është një nga viruset më ngjitëse te njerëzit. Një person i infektuar mund të infektojë deri në 18 persona të pavaksinuar, duke e bërë sëmundjen rreth 12 herë më ngjitëse se gripi.

Sëmundja mund të shkaktojë komplikime serioze dhe afatgjata, përfshirë dëmtim të sistemit imunitar, duke e bërë organizmin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të tjera për muaj apo edhe vite.

Nuk ekziston trajtim specifik për fruthin, çka e bën vaksinimin mjetin e vetëm efektiv për parandalim.

Disa vende humbën statusin “pa fruth”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se gjashtë vende evropiane – Armenia, Austria, Azerbajxhani, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Uzbekistani – humbën statusin “pa fruth” pas rritjes së rasteve në vitin 2024.

Një vend e humb këtë status nëse transmetimi i virusit vazhdon për më shumë se një vit.

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për rritjen e mbulimit me vaksinim dhe luftimin e dezinformatave, duke paralajmëruar se pa veprime të menjëhershme, fëmijët dhe grupet e cenueshme do të vazhdojnë të jenë në rrezik./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKy është rendi i ditës i seancës konstituive
Artikulli i rradhës Obeziteti rrit rrezikun e infeksioneve në organizëm

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.