Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stetoskopët me inteligjencë artificiale zbulojnë më herët sëmundjet e fshehta të valvulave të zemrës

Jetë 16/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri sugjeron se një sistem me inteligjencë artificiale mund të identifikojë saktë 98% të pacientëve me stenozë të rëndë aortike.

Ndërkohë, sipas një studimi tjetër tregon se këta stetoskopë janë shumë më të ndjeshëm se modelet tradicionale dhe dy herë më efikasë në zbulimin e sëmundjeve të valvulave në klinikë, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Teknologjia mund të shërbejë si një mjet i shpejtë dhe me kosto të ulët për skrining në kujdesin parësor, duke ndihmuar në identifikimin e pacientëve që kanë nevojë për ekokardiografi dhe duke reduktuar referimet e panevojshme.

Sëmundja e valvulave të zemrës ndodh kur një ose më shumë nga katër valvulat nuk funksionojnë si duhet, duke penguar qarkullimin e gjakut.

Rreziku rritet me moshën dhe vlerësohet se prek rreth 2.5% të të rriturve në SHBA, duke shkaktuar mbi 60 mijë vdekje në vit. Diagnostikimi shpesh vonohet, pasi simptomat shfaqen vonë ose ngatërrohen me plakjen.

Studimi i University of Cambridge, botuar në “npj Cardiovascular Health”, analizoi të dhënat e 1,767 pacientëve nga pesë qendra të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit dhe tregoi se sistemi AI tejkaloi performancën e mjekëve të përgjithshëm në saktësi dhe qëndrueshmëri.

Një studim amerikan, publikuar në “European Heart Journal – Digital Health”, përfshiu 357 persona mbi 50 vjeç dhe zbuloi se stetoskopi me AI kishte ndjeshmëri 92.3%, krahasuar me 46.2% për stetoskopin tradicional. Kjo do të thotë se ai identifikon më shumë se 9 në 10 raste të sëmundjes së moderuar deri të rëndë.

Sipas studiuesve, përdorimi i këtyre mjeteve mund të ndihmojë mjekët të zbulojnë pacientët që përndryshe do të mbeteshin të padiagnostikuar dhe t’i referojnë më herët për teste konfirmuese, duke përmirësuar trajtimin dhe rezultatet afatgjata. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakModeli AI detekton biomarkuesin që lidhen me rrezikun e prediabetit
Artikulli i rradhës Deputetët mblidhen nesër në seancë solemne në ora 10:30 për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.