Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kryerja e mamografisë pas moshës 75-vjeçe mund të zbulojë akoma kanceri e gjirit në stadin e hershëm

Jetë 18/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se mamografitë tek gratë mbi 80-vjeç shpesh mund të zbulojnë kancer të gjirit në stadin e hershëm, që zakonisht trajtohet vetëm me medikamente orale.

Gratë e moshuara që kryejnë mamografi kanë një rrezik më të ulët për rikthim të kancerit dhe vdekje. Ekspertët rekomandojnë që gratë mbi 75-vjeç të diskutojnë me mjekun e tyre për vazhdimin e kontrolleve, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.

Nuk ka udhëzime formale për skreeningun e kancerit të gjirit tek gratë mbi 75-vjeç në SHBA.

Disa organizata sugjerojnë të vazhdojnë sa kohë janë të gatshme, ndërsa të tjera thonë se nuk ka mjaftueshëm prova për përfitimet e vazhdimësisë së testimeve.

Megjithatë, studimi i kryer në UCLA me 174 gra mbi 80-vjeç, gjeti se shumica e kancereve ishin estrogjen-receptor pozitiv dhe HER2-negativ – tipi më i zakonshëm dhe i trajtueshëm dhe u zbuluan në faza të hershme.

Gratë që kishin kryer mamografi kishin 55% rrezik më të ulët për rikthim të kancerit dhe 74% rrezik më të ulët për vdekje, edhe pas përshtatjes për moshën, tipin e tumorit dhe kirurgjinë.

Mamografitë janë më të lehta për t’u interpretuar tek gratë e moshuara, sepse ekzistojnë imazhe të mëparshme për krahasim dhe ndryshimet e reja shpesh lidhen me kancerin.

Megjithatë, studimi përfshiu vetëm gratë me kancer dhe nuk mori parasysh efektet anësore si rezultate false, testime shtesë ose stres emocional dhe financiar. Studime më të mëdha janë të nevojshme për të konfirmuar përfitimet e mamografive në këtë grup moshe.

Ekspertët rekomandojnë që gratë mbi 75-vjeç të mos ndalojnë mamografitë pa diskutuar me mjekun ose onkologun e tyre dhe të kërkojnë një opinion të dytë nëse kanë pasiguri.

Kontrolli i hershëm mund të zbulojë kancerin përpara se të përparojë, duke rritur shanset për trajtim të suksesshëm. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakStresi financiar mund të dëmtojë zemrën njësoj si presioni i lartë i gjakut dhe pirja e duhanit
Artikulli i rradhës ASK: Çmimet në janar 5.8 % më të larta se një vit më parë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.