Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

​Inflacioni arrin 5.8%, ja cilat produkte dhe shërbime u shtrenjtuan më së shumti

Lajme 18/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit  për muajin janar 2026, sipas të cilave norma vjetore e inflacionit ka arritur në 5.8 për qind.

Sipas raportit, niveli i çmimeve në janar 2026 është rritur mesatarisht për 5.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në baza mujore, krahasuar me dhjetorin 2025, inflacioni ka qenë 1.2 për qind.

ASK bën të ditur se rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i biletave të fluturimeve, energjisë elektrike, shërbimeve të furnizimit me ujë dhe shërbimeve të tjera që lidhen me banimin. Po ashtu, rritje është regjistruar edhe te lëndët djegëse të ngurta, si druri dhe peleti, si dhe te shërbimet hoteliere.

Në grupin e produkteve ushqimore, rritje të ndjeshme çmimesh janë evidentuar te mishi, qumështi, djathi dhe vezët, peshqit, si dhe te kafeja, çaji dhe kakaoja.

Sipas ASK-së, çmime më të larta janë shënuar edhe në kategorinë e kujdesit personal dhe produkteve të tjera ushqimore, ndërsa veshjet dhe këpucët kanë pësuar rritje më të moderuar.

Në anën tjetër, rënie e çmimeve është regjistruar te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal, me një ulje prej 7.3 për qind në baza vjetore, duke ndikuar në zbutjen e rritjes së përgjithshme të indeksit.

Sipas ASK-së, edhe inflacioni mujor prej 1.2 për qind në janar është nxitur nga shtrenjtimi i biletave të fluturimeve, furnizimit me ujë, energjisë elektrike, lëndëve djegëse të ngurta dhe perimeve, ndërsa karburantet kanë vazhduar trendin e rënies./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbi 3700 operime në vitin 2025 dhe rritje e ndjeshme e shërbimeve diagnostike në QKUK
Artikulli i rradhës Kolonoskopia, standardi i artë për kontrollin e kancerit të zorrës së trashë

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.