Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ASD Peja dhuron aparat për matjen e tensionit të syrit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Lajme 23/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Asociacioni i të Sëmurëve nga Diabeti në Pejë (ASD Peja) ka dhuruar një aparat për matjen e tensionit të syrit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve për diagnostikimin dhe parandalimin e komplikimeve okulare te personat me diabet. Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të shoqatës ASD Peja për të forcuar shërbimet parandaluese dhe për të mbështetur pacientët në menaxhimin sa më të mirë të sëmundjes.

Donacioni është realizuar me iniciativën e ASD Peja, në bashkëpunim me Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK). Sipas njoftimit zyrtar, drejtori ekzekutiv i shoqatës, z. Idriz Ethemi, ka lobuar dhe ka bashkëpunuar ngushtë me AFK-në për sigurimin e këtij aparati të rëndësishëm për repartin përkatës në spital, raporton Gazeta Shneta.

“Ky donacion është realizuar me iniciativën e ASDP dhe drejtorit ekzekutiv të saj, z. Idriz Ethemi, si dhe me miratimin e Bordit të AFK-së, zyra në Pejë, e kryesuar nga z. Xhevdet Spahija, drejtor i AFK-së. Aparati është pranuar nga drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, z. Fahri Hasani, në prani të mjekëve dhe personelit shëndetësor”, thuhet ndër të tjera, në njoftimin e ASD Peja.

Ky donacion përfaqëson një hap të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve diagnostike për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve të syrit që mund të shfaqen si pasojë e diabetit.

ASD Peja, në kuadër të misionit të saj për të qenë gjithmonë pranë pacientëve dhe nevojave të tyre, vazhdon të investojë në iniciativa që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me diabet.


Donacioni i aparatit për matjen e tensionit të syrit është realizuar me iniciativën e ASD Peja, në bashkëpunim me Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK). / Fotografia: ASD Peja

Aparati për matjen e tensionit të syrit (tonometri) përdoret për të matur presionin intraokular, një tregues kyç për diagnostikimin e glaukomës dhe monitorimin e dëmtimeve të mundshme të nervit optik.

Tek personat me diabet, kontrolli i rregullt i syve është thelbësor, pasi nivelet e larta të sheqerit (glukozës) në gjak mund të dëmtojnë enët e vogla të gjakut në retinë, duke shkaktuar retinopati diabetike.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një pjesë e madhe e këtyre komplikimeve mund të parandalohen ose të ngadalësohen ndjeshëm përmes kontrollit të mirë të sheqerit në gjak, kontrolleve të rregullta oftalmologjike dhe ndërhyrjes së hershme.

Shoqata ASD Peja, vazhdon të jetë e përkushtuar që t’u qëndrojë afër të gjithë qytetarëve të Pejës të diagnostikuar me diabet, duke ofruar mbështetje në ndërgjegjësim, identifikim të hershëm të sëmundjes, këshillim për menaxhimin e saj dhe krijimin e një komuniteti të bashkuar që përballet me sfidat e diabetit në mënyrë të organizuar dhe të informuar. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakPRAK kundërshton tarifën për përcjellësit e pacientëve në QKUK dhe spitalet e përgjithshme
Artikulli i rradhës OMK thirrje anëtarëve të rinj të Kuvendit që të kandidojnë për kryetar

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.