Studiuesit kanë zbuluar se ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave ekstreme mund të përshpejtojë plakjen biologjike, veçanërisht tek të moshuarit.
Sipas studimit, personat që jetojnë në qytete vazhdimisht më të nxehta shfaqin ndryshime më të shpejta në shënuesit e ADN-së që lidhen me procesin e plakjes, krahasuar me ata që jetojnë në mjedise më të freskëta.
Nxehtësia kronike mund të rrisë inflamacionin, të rëndojë sistemin kardiovaskular dhe të prishë proceset e riparimit qelizor. Ndërsa temperaturat globale vazhdojnë të rriten, shkencëtarët paralajmërojnë se ekspozimi ndaj nxehtësisë urbane mund të kthehet në një sfidë gjithnjë e më të madhe për shëndetin publik në mbarë botën.
Nëse keni vënë re se gjyshërit tuaj zgjohen para agimit, ndërsa adoleshentët e kanë të vështirë të zgjohen, nuk gaboheni. Këto ndryshime nuk janë vetëm çështje “zakonesh” apo karakteri.
Ato janë të rrënjosura thellë në orën tonë biologjike. Ndërsa trupat tanë piqen dhe kalojnë nëpër faza të ndryshme të jetës, ndryshon edhe mënyra se si pushojmë. Ashtu si elementë të tjerë të shëndetit tonë, truri bëhet më pak i ndjeshëm ndaj stimujve me kalimin e viteve. Tek të rinjtë, për shembull, ora e darkës shërben si një kujtesë se po afron ora e gjumit.
Tek të moshuarit, kjo lidhje shpesh dobësohet. Kjo është arsyeja pse të moshuarit lodhen më herët dhe si rrjedhojë, shpesh zgjohen herët. Procesi i plakjes karakterizohet nga faza të ndryshme; një periudhë rritjeje të shpejtë në fëmijëri dhe adoleshencë, një stabilizim relativ në moshën e rritur të hershme dhe më pas me kalimin e viteve një përshpejtim i dukshëm i procesit të plakjes.
Kjo është ajo që vë në dukje ScienceAlert, duke iu referuar një studimi të fundit shkencor që hedh dritë mbi momentin kritik kur plakja biologjike përshpejtohet ndjeshëm.
Një ekip kërkuesish nga Akademia Kineze e Shkencave ka identifikuar një pikë të rëndësishme kthese në këtë proces; mosha rreth 50-vjeçare. .
Sipas tyre, pas këtij momenti, ritmi me të cilin qelizat, indet dhe organet tona degradojnë nuk është më gradual, por përshpejtohet ndjeshëm.


