Dy ditë pas publikimit të rezultateve të konkursit për katër shefa të divizioneve, është rikthyer në funksion edhe ëebfaqja e SHSKUK-së.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar para dy ditësh i ka publikuar rezultatet në tebelën e njoftimeve për përzgjedhjen e katër shefave të Divizioneve. E, të njëjta dy ditë më vonë i ka publikuar edhe në ëebfaqe, shkruan Gazeta Shneta.
Rezultatet janë publikuar pa emra, por vetëm me kode të kandidatëve.
Gazeta ka marr vesh se bëhet fjalë për këta kandidatë që janë përzgjedhur në këto pozita:
Liridon Gashi në pozitën e Udhëheqësit të Divizionit për Mbikëqyrje dhe Zbatim të Cilësisë dhe Sigurisë së Shërbimeve Shëndetësore.
Dardane Mehaj në pozitën për Menaxhimin e Produkteve Mjekësore.
Agron Boshnjaku në pozitën e Divizionit për Menaxhimin e Aparaturave Mjekësore
Lulzim Gashi në pozitën e Divizionit për Infermieri. /Gazeta Shneta/


