Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Lajme 04/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bëri të ditur se komisioni inspektues ka konstatuar se fabrika për përpunimin e qumështit “Vita” në Istog ka shkelur vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, i cili ndalon përdorimin e qumështit pluhur, vajit të palmës, hirrës dhe përbërësve të tjerë në produktet e qumështit.

Zyrtarët e AUV-së thanë se rezultatet përfundimtare priten pas analizave laboratorike, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Inspektoratit Veterinar Kufitar në AUV, Eroll Shehu, tha se inspektimi në fabrikën “Vita” është kryer më 2 korrik, në bashkëpunim me njësitë e tjera inspektuese dhe në zbatim të vendimit të ministrit.

“Së pari, në bazë të kontrolleve gjatë datës 2 korrik në subjektin, ose fabrikën e përpunimit të qumështit ‘Vita’ në Istog, është bërë procesi i inspektimit të përbashkët me njësitë tjera inspektuese në subjekt. Inspektimi është bërë sipas kërkesës së vendimit të ministrit, i cili është zbatuar gjatë ditës, domethënë gjatë orarit.

Sa i përket ciklit të inspektimit, inspektimi ka shkuar gjithmonë shumë transparent. Këtë herë të gjithë kohën i kemi pasur kamerat rreth vetes dhe tani jemi në proces të pritjes së rezultateve nga laboratori”, tha Shehu.

Udhëheqësi i Zyrës së AUV-së në Prizren, Durak Zyrapi, tha se komisioni, bazuar në gjetjet e inspektorëve në terren, ka konstatuar shkelje të vendimit të ministrit nga ana e subjektit.

“Ne si komision kemi konstatuar, në bazë të gjetjeve të inspektorëve që kanë qenë në terren, se subjekti në fjalë ka thyer vendimin e ministrit, ku ndalohet përdorimi i qumështit pluhur, vajit të palmës, hirrës dhe gjërave të tjera në fabrikat e përpunimit të qumështit. Ky ka qenë konstatimi fillestar i komisionit”, tha Zyrapi.

Ai mohoi raportimet se të gjithë anëtarët e komisionit kanë marrë pjesë në inspektim, duke sqaruar se një pjesë e zyrtarëve nuk kanë qenë të pranishëm brenda objektit gjatë kontrollit.

“Sa i përket korrektësisë së opinionit dhe disa portaleve që po shkruajnë se kemi qenë të gjithë prezent në inspektim, kjo nuk është e vërtetë. Unë personalisht, edhe pse jam kryesues i komisionit të monitorimit, nuk kam qenë në inspektim faktikisht brenda, kam qenë jashtë zyrave.

Edhe pesë zyrtarë të tjerë të ministrisë nuk kanë qenë pjesë e këtij zhvillimi. Të tjerët që kanë qenë kompetentë dhe që vijnë nga fushat përkatëse kanë kryer inspektimin dhe na kanë paraqitur konstatimet e tyre”, tha Zyrapi. /EO/

 

Artikulli paraprakValët ekstreme të të nxehtit po rëndojnë sistemet shëndetësore në Evropë
Artikulli i rradhës Vjedhje brenda spitalit në Mitrovicën e Veriut: Pacientes ia marrin kuletën me dokumente dhe kartelë bankare

Ju sugjerojmë

Dogana e Kosovës zbulon mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Jarinjë

04/07/2026 Lajme

Vjedhje brenda spitalit në Mitrovicën e Veriut: Pacientes ia marrin kuletën me dokumente dhe kartelë bankare

04/07/2026 Lajme

Dy të vdekur dhe një i lënduar në një aksident të rëndë në Obiliq, policia jep detaje

04/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

04/07/2026 Lajme

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 49 raste të reja brenda një jave, shumica dhunë në familje

03/07/2026 Lajme

Vala ekstreme e të nxehtit shkaktoi mbi 4 mijë vdekje shtesë në Evropën Perëndimore

03/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.