Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, shërbimet urologjike po ofrohen çdo ditë për pacientët me shqetësime të traktit urinar.
Sipas të dhënave nga spitali, ekipi i urologjisë i përbërë nga Dr. Armir Sejdiu, Dr. Skender Hoxha, Dr. Fatmir Idrizi dhe Dr. Artan Haziraj realizon diagnostikimin përmes metodës së cistoskopisë, procedurë që përdoret për vlerësimin e sëmundjeve të traktit urinar.
Gjatë vitit 2025 janë diagnostikuar dhe trajtuar mbi 400 raste me këtë metodë.
Pas diagnostikimit, një pjesë e pacientëve kanë vazhduar me trajtim kirurgjikal, ndërsa të tjerë me terapi përcjellëse, në varësi të gjendjes së tyre klinike./Gazeta Shneta/


