Studiues nga Korea Advanced Institute of Science and Technology (KAIST) kanë zhvilluar një metodë të re që mund të ndryshojë mënyrën si trajtohet kanceri. Në vend që të shkatërrojnë qelizat e sëmura, ata i “riprogramojnë” ato që të bëhen sërish të shëndetshme.
Duke bllokuar disa gjene kryesore, ata arritën të kthenin qelizat e kancerit të zorrës së trashë në gjendje normale, pa dëmtuar qelizat e tjera të shëndetshme.
Kjo metodë mund të shmangë efektet e forta anësore të kimioterapisë dhe rrezatimit. Studimi është testuar në laborator dhe te minjtë, dhe shkencëtarët besojnë se në të ardhmen mund të përdoret edhe për trajtimin e kancerit të trurit.
Sipas studiuesit kryesor, kjo teknikë mund të çojë në trajtime më të sakta dhe më pak të rënda për pacientët.


