Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar janë regjistruar 30 lindje, nga të cilat 18 vajza dhe 12 djem.
Përveç shërbimeve obstetrike, spitali ka ofruar edhe një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore:
3,030 vizita specialistike
220 pranime të reja pacientësh
187 pacientë të shtrirë mesatarisht në një ditë
1,525 pacientë kanë kryer gjithsej 18,327 analiza laboratorike
74 operacione të kryera me sukses
207 seanca dialize
Nga shërbimet diagnostike janë realizuar:
735 rëntgen
279 ultrazëra
81 MRI
56 mamografi
48 ekokardiografi
12 ergometri
20 gastroskopi
10 kollonoskopi
Gjithashtu, janë kryer 238 shërbime fiziatrike për pacientët që kanë nevojë për rehabilitim dhe trajtim të veçantë fizik.




