Një studim i ri tregon se inteligjenca artificiale (AI) mund të përdoret për të zbuluar rrezikun e sëmundjeve serioze të zemrës tek gratë, duke analizuar mamografitë që ato bëjnë zakonisht për kontrollin e kancerit të gjirit.
Studiuesit zbuluan se kalciumi në arteriet e gjirit, i dukshëm në mamografi, lidhet me rrezikun për:
- infarkt të zemrës
- insuficiencë të zemrës
- goditje në tru
- dhe vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare
Rezultatet treguan se gratë me kalcifikim të lehtë kanë 30% rrezik më të lartë për sëmundje serioze të zemrës, kalcifikim i moderuar rrit rrezikun,kalcifikim i rëndë dy deri tre herë më shumë rrezik.
Ky rrezik vihet re edhe tek gratë më të reja se 50 vjeç, një grup zakonisht i konsideruar me rrezik të ulët.
Dr. Hari Trivedi, udhëheqës i studimit, thotë se mamografia që gratë bëjnë tashmë mund të japë informacione të rëndësishme për zemrën, duke i ndihmuar të flasin me mjekun për masa parandaluese si analiza e kolesterolit ose trajtim mjekësor.
Ky zbulim ofron një mënyrë të thjeshtë për të identifikuar gratë me rrezik kardiovaskular, pa teste shtesë dhe pa kosto ekstra, duke përdorur një kontroll që ato tashmë bëjnë rregullisht./Gazeta Shneta/


