Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe projektet që mbështet Qeveria e Luksemburgut në vend.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë takimit u trajtuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe avancimit të projekteve që kanë për qëllim zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosov.
Ministri Vitia shprehu mirënjohje ndaj ambasadorit Dietz dhe Qeverisë së Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar sektorit të shëndetësisë në vend.
Ai theksoi se përkrahja ndërkombëtare është e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët./Gazeta Shneta/




