Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për prindërit A.K. dhe V.P., të dyshuar për “Shkelje të detyrimeve familjare” dhe “Lëndim të rëndë trupor”.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P. për shkak të veprave penale Shkelja e detyrimeve familjare dhe Lëndim i rëndë trupor. Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P, ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Fëmija 5-vjeçar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve, të shoqëruara me ndryshime gangrenoze.
Sipas Klinikës së Pediatrisë, ai ishte në gjendje të rënduar, me dyshime për kequshqyerje dhe vështirësi në komunikim.



