Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stili i jetesës dhe ndërhyrja e hershme, çelësi për parandalimin e Alzheimerit

Jetë 18/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekspertët theksojnë se zgjedhjet e stilit të jetesës dhe diagnostikimi i hershëm po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit, e cila prek rreth 32 milionë njerëz në mbarë botën.

Vitet e fundit, shkencëtarët kanë zhvilluar metoda të reja për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje, duke përfshirë biomarkerët në gjak, testet e specializuara, neuroimazherinë dhe vlerësimet digjitale të funksioneve njohëse, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studimet tregojnë se diagnostikimi i hershëm mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatet për pacientët, duke mundësuar trajtim më efektiv, pjesëmarrje në studime klinike dhe një cilësi më të mirë jetese.

Njëkohësisht, kërkimet si studimi amerikan “POINTER”, kanë treguar se ndërhyrjet në stilin e jetesës – si aktiviteti fizik, dieta e shëndetshme, stimulimi mendor dhe social mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe përmirësimin e funksioneve njohëse.

Ekspertët nënvizojnë se teknologjitë e reja mund të zbulojnë ndryshimet në tru shumë vite para shfaqjes së problemeve serioze me kujtesën. Megjithatë, shumë pacientë ende diagnostikohen vonë, kur ndërhyrjet janë më pak efektive.

Prandaj, fokusi i ri është identifikimi i hershëm i rrezikut dhe marrja e masave parandaluese në kohë, për të ngadalësuar ose edhe parandaluar zhvillimin e demencës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFrikërat dhe ankthi tek fëmijët: Si t’i kuptojmë dhe të ju ndihmojmë atyre?
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.