Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Barnat për humbje peshe lidhen me rrezik më të ulët për depresion dhe ankth

Jetë 19/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përdorimi i barnave për humbje peshe mund të lidhet me një rrezik më të ulët për çrregullime të shëndetit mendor, përfshirë depresionin, ankthin dhe vetëdëmtimin, sipas një studimi të ri shkencor.

Hulumtimi i publikuar në The Lancet Psychiatry tregon se medikamentet e grupit GLP-1, veçanërisht ato që përmbajnë Semaglutide, lidhen me përmirësim të gjendjes mendore tek pacientët me diabet dhe obezitet.

Sipas studimit, personat që përdornin semaglutide kishin 42 për qind më pak rrezik për përkeqësim të sëmundjeve mendore, ndërsa për ata që përdornin Liraglutide rreziku ishte 18 për qind më i ulët.

Rreziku për depresion rezultoi 44 për qind më i ulët, ndërsa për çrregullimet e ankthit 38 për qind më i ulët. Po ashtu, përdorimi i semaglutide u shoqërua me 47 për qind më pak raste të lidhura me abuzimin e substancave dhe një rrezik më të ulët për vetëdëmtim, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Studimi përfshiu mbi 95 mijë persona me moshë mesatare rreth 50 vjeç, të cilët kishin diagnozë për depresion ose ankth dhe ishin duke përdorur barna kundër diabetit në periudhën 2009–2022.

Barnat GLP-1 funksionojnë duke imituar hormonin natyral që ndihmon në rregullimin e oreksit dhe nivelit të sheqerit në gjak. Megjithatë, studiuesit theksojnë se nuk mund të konfirmohet një lidhje e drejtpërdrejtë shkak-pasojë mes humbjes së peshës dhe përmirësimit të shëndetit mendor, pasi faktorët janë kompleksë.

Sipas të dhënave të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth një në gjashtë persona në Evropë jeton me një çrregullim të shëndetit mendor, ndërsa këto probleme janë edhe më të shpeshta tek personat me diabet dhe obezitet./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Qeveria e Kosovës mblidhet sot, në rend dite 17 pika

Ju sugjerojmë

Kreatina mund të ndihmojë në trajtimin e depresionit, por provat ende nuk janë të mjaftueshme

01/07/2026 Jetë

Vitamina A mund të përmirësojë funksionin e mushkërive te personat me astmë

01/07/2026 Jetë

Dieta anti-inflamatore mund të ulë rrezikun e demencës

01/07/2026 Jetë

Temperaturat ekstreme rrisin rrezikun për goditje nga të nxehtit, ekspertët japin këshilla si të mbroheni

01/07/2026 Jetë

Studim: Nxitja e onkologëve rrit gjasat për biseda mbi fundin e jetës

01/07/2026 Jetë

Programet e telemjekësisë ndihmojnë në kontrollin e tensionit të gjakut te pacientët me hipertension

01/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.