Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Antibiotikët mund të ndikojnë mikrobiomën deri në tetë vite

Jetë 28/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri i realizuar nga Uppsala University ka nxjerrë në pah një shqetësim të rëndësishëm për përdorimin e antibiotikëve.

Hulumtimi tregon se ndërhyrjet me antibiotikë mund të shkaktojnë ndryshime të qëndrueshme në mikrobiomën e zorrëve, komunitetin e baktereve të dobishme që luajnë rol kyç në tretje, funksionin imunitar dhe shëndetin e përgjithshëm, shkruan Nature, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas studiuesve këto ndryshime mund të zgjasin nga disa vite deri në tetë vite pas ndërprerjes së trajtimit. Ky rezultat sfidon bindjen e mëparshme se mikrobioma rikuperohet relativisht shpejt pas përdorimit të antibiotikëve.

Analizat e kryera mbi mijëra individë treguan se edhe një kurë e vetme me antibiotikë mund të ketë një ndikim të dukshëm dhe të qëndrueshëm në balancën bakteriale të trupit.

Hulumtuesit vunë re se disa lloje antibiotikësh shkaktojnë efekte më të forta dhe më të zgjatura, ndërsa të tjerë rezultojnë më pak agresivë ndaj mikrobiomës.

Kjo sugjeron se zgjedhja e antibiotikut dhe mënyra e administrimit mund të ndikojnë në pasojat afatgjata.

Ekspertët theksojnë se rezultatet nuk nënkuptojnë shmangien e përdorimit të antibiotikëve kur ato janë të domosdoshëm, por nxisin përdorim të kujdesshëm, të kontrolluar dhe të informuar duke balancuar nevojën për trajtim me rrezikun e ndikimeve afatgjata.

Studiuesit sugjerojnë se mirëmbajtja e një mikrobiome të shëndetshme përmes dietës, probiotikëve dhe kufizimit të antibiotikëve kur nuk janë të domosdoshëm mund të ketë përfitime të konsiderueshme për shëndetin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBarnat që mund të ngadalësojnë plakjen
Artikulli i rradhës Përfshihet nga zjarri një barnatore në Ferizaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.