Një studim i fundit në fushën e bioinformatikës dhe mjekësisë së rrjeteve ka identifikuar disa barna ekzistuese që mund të ngadalësojnë proceset e plakjes.
Analiza u bazua në ndërveprimet komplekse midis barnave, rrugëve molekulare dhe gjenetikës, duke zbuluar se disa trajtime mund të reduktuar inflamacionin, stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADN-së, shkruan arXiv, transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet sugjerojnë se disa barna të përdorura tashmë për trajtimin e sëmundjeve të tjera mund të kenë efekte anti-plakje, duke përmirësuar shëndetin e qelizave dhe duke vonuar dëmtimin e indeve. Kjo mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin afatgjatë dhe cilësinë e jetës, sidomos tek individët mbi 50 vjeç.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto zbulime kërkojnë studime klinike afatgjata dhe të hollësishme për të vlerësuar sigurinë dhe efektivitetin tek njerëzit.
Ky hulumtim tregon se mjekësia mund të fokusohet jo vetëm në trajtimin e sëmundjeve, por edhe në parandalimin e plakjes qelizore dhe përmirësimin e shëndetit kronik. /Gazeta Shneta/


