Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

BE propozon rritje taksash për duhanin: Çmime më të larta dhe masa të reja kundër konsumit

Jetë 25/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Evropian ka propozuar masa të reja për të ulur përdorimin e produkteve të duhanit, përmes një pakete taksash që synon rritjen e çmimeve në të gjithë BE-në. Dy propozimet kryesore përfshijnë rishikimin e Direktivës për Taksimin e Duhanit dhe krijimin e një burimi të ri të ardhurash për buxhetin e BE-së, të quajtur TEDOR.

Rishikimi synon të rrisë normat minimale të akcizës për produktet tradicionale të duhanit dhe të përfshijë gjithashtu produkte të reja, si lëngjet e cigareve elektronike, produktet e nikotinës për përtypje apo përdorim nazal, si dhe duhanin e papërpunuar, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Përmes TEDOR-it, një normë e përbashkët prej 15% do të aplikohet mbi produktet e duhanit të prodhuara ose të importuara, bazuar në normën minimale të secilit shtet. Komisioni pret që ky mekanizëm të gjenerojë rreth 11.2 miliardë euro në vit.

Ndërkohë, nuk është e qartë nëse këto të ardhura do të përdoren për shlyerjen e borxheve të planit “NextGenerationEU”, apo për lehtësimin e kontributeve kombëtare në buxhetin e BE-së.

Këto përbëjnë ndryshimet më të mëdha ligjore të BE-së për duhanin që nga viti 2010 dhe synojnë të frenojnë tregtinë e paligjshme dhe blerjet ndërkufitare.

Megjithatë, miratimi i tyre kërkon dakordësi unanime nga të gjitha shtetet anëtare, një sfidë politike që mund ta vonojë zbatimin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVitia: Zgjerohen shërbimet në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës
Artikulli i rradhës Shëndeti oral i dobët mund të sinjalizojë sëmundje kronike

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.