Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitali i Përgjithshëm në Pejë janë kryer një sërë shërbimesh mjekësore për pacientët, përfshirë edhe 10 procedura të gastroskopisë.
Sipas të dhënave të këtij institucioni, janë realizuar gjithsej 455 vizita specialistike, ndërsa 33 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor. Aktualisht, në këtë spital janë të shtrirë 168 pacientë.
Në laborator janë kryer 3,474 analiza për 246 pacientë, ndërsa janë realizuar edhe 11 ndërhyrje kirurgjikale.
Sa i përket shërbimeve të tjera, gjatë kësaj periudhe janë kryer 33 dializa, 74 ekzaminime me rëntgen, 35 ultrazëra dhe 26 rezonanca magnetike (MRI).
Po ashtu, janë realizuar 6 ehokardiografi dhe 1 test ergometrik, si dhe 47 shërbime fiziatrike.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe dy lindje, ku ka lindur një djalë dhe një vajzë.




