Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gati 900 ekzaminime për 6 muaj për sëmundje malinje në QKUK

Lajme 27/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qindra pacientë me dyshime për kancer i janë nënshtruar ekzaminimeve të avancuara me PET/CT në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më konkretisht në Mjekësinë Nukleare, duke nxjerr në pah përmasat në rritje të kësaj sëmundjeje dhe nevojën për diagnostikim të hershëm.

Drejtori i Mjekësisë Nukleare në QKUK, Fakir Spahiu, ka bërë të ditur se nga 25 qershori 2024 deri më 31 dhjetor 2025 janë kryer gjithsej 884 ekzaminime për patologji të ndryshme malinje.

Sipas tij, këto përfshijnë disa nga format më të shpeshta të kancerit, si ai i gjirit, mushkërive, kolorektal, kanceri i qafës së mitrës dhe vezoreve, limfomat e ndryshme dhe melanoma malinje.

“Prej fillimit të punes me PET/CT nga 25 qershor 2024 e deri 31 dhjetor 2025 janë kryer 884 ekzaminime të patologjive të ndryshme si:Kanceri i gjirit, kanceri mushkërive, kanceri kolorektal, kanceri i qafës së mitres dhe vezoreve, limfoma të ndryshme, melanoma malinje etj, si dhe kancereve të tjera të ndryshme. Gjatë 3 muajve të fundit deri më 24 mars 2026 janë kryer 167 ekzaminime të PET/CT.”, ka thënë Spahiu në një përgjigje për IndeksOnline.

Shërbimi PET/CT në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës konsiderohet një nga metodat më të avancuara të diagnostikimit në mjekësinë moderne, i cili ndihmon në zbulimin e hershëm, vlerësimin dhe monitorimin e sëmundjeve malinje. Ky lloj ekzaminimi kombinon tomografinë me emetim pozitronesh dhe tomografinë kompjuterike, duke ofruar imazhe më të detajuara për gjendjen e organizmit dhe përhapjen e mundshme të kancerit.

 

Artikulli paraprakMjekja shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së
Artikulli i rradhës Mbi 450 vizita specialistike dhe 10 gastroskopi u kryen dje në Spitalin e Pejës

Ju sugjerojmë

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.