Një specializante e Internos raportohet se është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht tek Klinika e Ortopedisë.
Kështu bëjnë të ditur burime të Klan Kosovës.
Bazuar në këto burime, mjekja e re është shtatzënë, dhe aktualisht po trajtohet në Klinikën Emergjente për plagë në kokë.



