Endometrioza vazhdon të mbetet një nga sëmundjet kronike më të dhimbshme dhe më pak të kuptuara tek gratë dhe personat me mitër, pavarësisht ndikimit të madh që ka në shëndet dhe cilësinë e jetës.
E karakterizuar nga dhimbje të forta pelvike, probleme me fertilitetin dhe vështirësi në përditshmëri, kjo gjendje shpesh përshkruhet nga pacientet si një dhimbje e vazhdueshme që ndikon në çdo aspekt të jetës.
Sipas të dhënave, rreth 10 për qind e personave me mitër gjatë viteve riprodhuese preken nga Endometriosis, që përkthehet në rreth 190 milionë njerëz në nivel global.
Kjo sëmundje ndodh kur inde të ngjashme me shtresën e brendshme të mitrës rriten jashtë saj, duke shkaktuar inflamacion dhe dhimbje. Në raste më të rënda, këto inde mund të përhapen edhe në organe të tjera, si zorra apo fshikëza urinare.
Megjithatë, një nga sfidat kryesore mbetet diagnostikimi i saj. Edhe pse përdoren metoda si rezonanca magnetike (MRI), skaneri (CT) dhe ultratingulli, diagnoza shpesh vonon për vite të tëra ose nuk vendoset fare.
Ekspertët theksojnë se një ndër arsyet kryesore është mungesa e trajnimit të mjaftueshëm të profesionistëve shëndetësorë për të interpretuar saktë imazhet që lidhen me këtë sëmundje, duke e bërë diagnostikimin më të vështirë.
Si pasojë, shumë paciente mbeten pa trajtim adekuat për një kohë të gjatë, duke u përballur me pasoja të vazhdueshme në shëndetin e tyre fizik dhe emocional.


